Shaqir Totaj: Të tregojmë kulturë demokratike dhe të fitojë qytetaria!

Shaqir Totaj: Të tregojmë kulturë demokratike dhe të fitojë qytetaria!

Në këtë ditë të bukur zgjedhore në Prizren, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me familjen e tij, ka ushtruar të drejtën e votës.

“Sot, së bashku me familjen time, shfrytëzuam të drejtën e votës! Mesazhi im për të gjithë qytetarët është i thjeshtë: të tregojmë kulturë demokratike, siç kemi bërë gjithmonë, dhe të fitojë qytetaria” – ka deklaruar Kryetari Totaj pas votimit.

Ai ka ftuar të gjithë prizrenasit që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

“Votoni për qytetin! Votoni për Prizrenin!” – përfundoi Totaj, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përgjegjësisë qytetare në këtë proces demokratik.

Related Articles