Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” e ka mbështetur njohjen zyrtare të krimeve masive të kryera ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane si gjenocid nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, para më se një shekulli.
Kjo organizatë i ka bërë thirrje të parit të Shteteve të Bashkuara t’i njeh me të njëjtin status krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.
Ndonëse thirrjen e ka bërë nëpërmjet një komunikate lëshuar në faqen zyrtare të tyre, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet që të njihen si gjenocid krimet e kryera në Kosovë.
“Kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht nga presidenti J. Biden që të njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit!
“Ftojmë institucionet e Kosovës që të veprojnë në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me krimin e gjenocidit dhe të intensifikojë angazhimet në fushën diplomatike që gjenocidi i kryer në Kosovë të njihet botërisht”, thuhet në komunikatën e tyre.