Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhwnw swrish sqarime rreth dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual, Albin Kurti, raporton Gazeta “Enigma”.
Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve Kurti ishte ankuar edhe tek kryediplomati evropian, Josep Borell.
Si kundërpërgjigje, Hoti ka publikuar listën e dokumenteve mbi procesin e dialogut që ia ka dorëzuar Kurtit. Sipas Hotit, Kurti i është dorëzuar dokumenti për pozicioni i Republikës së Kosovës në dialog me Serbinë, raporti i detajuar (29 faqe) mbi kronologjinë e të gjitha zhvillimeve lidhur me dialogun (samitet, takimet në Bruksel të nivelit të lartë, takimet e koordinatorëve për dialog, vizitat në Prishtinë të ndërmjetësit për dialog, komunikimi me opozitën, koordinimi me Washingtonin, vizitat në vendet e Quintit për konsultim lidhur me dialogun, takimet me ambasadorët e Quintit dhe të vendeve të BE-së në Prishtinë lidhur me dialogun, përgatitjet e bëra etj.). Të gjitha dokumentet e dakorduara në Bruksel në disa runde të dialogut. Dokumentin voluminoz përgatitor për dialog lidhur me obligimet financiare të Serbisë ndaj Kosovës. Vendimi i Qeverisë për Këshillin e Ekspertëve për dialog. Marrëveshjet me Qeverinë Norvegjeze dhe Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetje për Këshillin e Ekspertëve për dialog.
Postimi i plotë: