“Shkova në shtëpi me rrobat e Olti Currit”, Rike Roçi rrëfen momentin e sikletshëm në “Top Show”

“Shkova në shtëpi me rrobat e Olti Currit”, Rike Roçi rrëfen momentin e sikletshëm në “Top Show”

Mbrëmjen e së dielës, banorët e “BBVIP” kanë treguar ndër të tjera, disa prej momenteve më të sikletshme që kanë kaluar në jetën e tyre dhe për Rike Rocin, një prej tyre ishte “live” në televizion, vite më parë. 

Kështu, banorja që u eleminua pak ditë më parë nga reality show, por u rikthye falë biletës së fatit, rrëfeu një situatë nga Top Show i disa viteve më parë, program që sic mund ta mbani mend drejtohej nga Alban Dudushi dhe në puntatën kur ishte Rikja, po ashtu edhe nga Iva Tico e Olti Curri. 

Pikërisht në këtë puntatë, Rikja tregon se ishte e veshur me një fustan të bardhë dhe i kanë ardhur menstruacionet gjatë transmetimit, gjë që sigurisht e ka vendosur shumë në siklet. Ndërkohë që e pyesnin, Rikja kthente përgjigje, por aspak e qetë dhe në publicitet Olti e ka pyetur çfarë problemi kishte dhe asaj i vinte zor të tregonte.

Derisa kishte vendosur që të tregonte dhe më pas Olti i ka dhënë një bluzën e tij, që Rikes në fakt i rrinte si fustan, me të cilën ka ikur edhe në shtëpi pas mbarimit.

Related Articles