Shkrimtari jordanez Jalal Barjas fitoi çmimin më të rëndësishëm letrar arab me një roman për një shitës skizofren gazetash.
Ai mori çmimin ndërkombëtar për thriller-in për veprën e tij “Dafatir al Warrak”, njoftoi juria.
Romani karakterizohet nga “një gjuhë e pasur dhe e rafinuar”, tha juria.
”Barjas arrin të heqë maskat nga fytyra e realitetit tragjik”, shtoi ajo.
I vendosur në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, romani përqendrohet te një shitës gazete i detyruar të largohet nga qendra e qytetit, ku mendon të vrasë veten.
Në vend të kësaj, ai fillon një jetë mes të pastrehëve, duke marrë rolet e heronjve nga librat që ka lexuar.
Së shpejti ai fillon të grabisë bankat dhe të pasurit dhe të përdorë para për të ndihmuar njerëzit e varfër.
”Romani është vendosur në kohë ndryshimesh të papara dhe reflekton në jetën e atyre që kanë mbetur pas një peizazh urban tjetërsues”, theksoi presidenti i jurisë, profesor Yasir Suleiman./ atsh