Shkurte Gashi e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet së bashku me partnerin e saj, Albert Limani.
Këngëtarja e shumë hiteve deri më tani është kujdesur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj personale.
Lidhur me njeriun që ia ka rrëmbyer zemrën u mësua më shumë, pasi artistja bë nënë për herë të parë në fund të vitit të kaluar.
Ajo dhe Alberti pritën në jetë një djalë, gjersa çdo gjë gjatë shtatzënisë ishte bërë në mënyrë të sekrete dhe më pas publiku u njoh edhe me dashurinë e saj.
Në një fotografi të re, çifti paraqiten pranë një pianoje në një hotel të Shkup dhe ndërkohë që këngëtarja qëndron ulur, partneri i saj ndodhet në këmbë.
Shkurtja ja zgjedhur të mos bëjë ndonjë përshkrim të fotografisë, por thjesht e ka etiketuar Albertin. /Gazeta Enigma/