Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ku njërën ndër to ka cekur edhe njohjen me partnerin e saj, Albertin.
Gashi thotë se ishte data 13 prill e vitit 2019 kur u njoh për herë të parë në mënyrë rastësore me bashkëudhëtarin e saj të jetës.
Shkurta thotë se i kishte shkruar pa dashje gabimisht partnerit të saj aktual, Albertit, në vend që t’i shkruante në Instagram, mikut të tyre të përbashkët, Milot Llalloshit.
“Nuk e kom njohur asnjëherë, faktikisht njohja, takimi jonë i parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi ku Miloti e ka postuar një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bërë lokacionin ‘që jemi në Francë’, e që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë por kishte qenë falso ai lokacion. Edhe unë duke menduar që i kam shkruar Milotit, unë i kam shkruar Albertit. I kam shkruar ‘të lumtë Milot’ edhe po më vjen një mesazh mua nga Albert Limani, ‘Faleminderit shumë’ edhe një zemër, kur hy e shikoj, i them ‘më fal se Milotit kam qenë duke i shkruar’”, ka thënë fillimisht Shkurta.
Më pas ajo ka treguar tutje vazhdimësinë e bisedës mes saj edhe Albertit, e që shënoi fillimin e një flirti mes tyre.
“Kurse mesazhi i dytë i Albertit ka qenë ‘faljet janë nga zoti mos ke dert se jam i joti’, një farë poezie edhe thash ‘wow çka më gjeti me të tash, kush e duron’, a din edhe i shkrova ’Çka po don me thanë, tha: Kjo ‘don me thonë shumë po s’ka lidhje’. Edhe atë natë mua Miloti më thërret veç me dal ‘hajde dalim e pijmë ka një’, edhe kemi dalë, jemi njoftuar e jemi ku jemi sot”, tregoi këngëtarja e njohur.
Dhe fryt i dashurisë mes çiftit tashmë të njohur për publikun është djali i tyre, Mali.