Shpend Ahmeti për BBVK: Jam duke e shikuar, mos më shani

Shpend Ahmeti për BBVK: Jam duke e shikuar, mos më shani

Ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit nuk i ka ikur spektakli i sotëm (e premte) i Big Brother VIP Kosova.

Teksa disa prej banorëve debatuan rreth termit të fjalës ‘strategji’ të cilët e keqkuptuan dhe e morën si ofendim dhe mohuan se kanë hyrë me ndonjë planë në BBVK, këtë është munduar ta sqaroj edhe Ahmeti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti tha se fjala strategji vjen nga greqishtje dhe do të thotë gjeneral apo komandant.

Duke pranuar se e shikon BBVK, Ahmeti tha se strategjia është arritja e qëllimit të caktuar sipas planit.

Më poshtë postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Strategji = nga greqishtja
Stratos = ushtria
Agos = udheheq

Reklama

Pra Gjeneral apo Komandant

Kjo për shkak të ikjes nga fjala strategji në bb! Përndryshe është plan, arritje e qëllimit të caktuar përmes planit!
P.s. Po jom tu e kqyr, mos më shani!.

Related Articles