Shpërthen debati në shtëpi – Xheneta i’a thyen proteinat Drilonit

Shpërthen debati në shtëpi – Xheneta i’a thyen proteinat Drilonit

Atëherë kur banorët e formatit eksperimental, Big Brother VIP Kosova, kanë kaluar një muaj nga izolimi prej botës së jashtme, tensionet vetëm sa janë shtuar.

Për të marrë vëmendje dhe kohë në netët tashmë të ashtuquajtura “prajme”, banorët po bëjn pothuajse gjithçka.

Njëra ndër konkurentet më të zhurmta të këtij edicioni, Xheneta së fundmi ka marrë gjësendet personale të boksierit, Drilonit, dhe i ka dëmtuar ato.

Bëhet fjalë për proteinat të cilat konkurrenti i përdor gjatë përditshmërisë, për fizikun e tij.

Pas një debati që pati me këtë të fundit, Xheneta, i hodhi ato në dyshme, derisa prek njërën me këmbë, njëra proteinë e cila ndodhej në një enë qelqi, thyhet dhe shpërndahet në tokë.

Ky veprim ka bezdisur konkurrentin i cili reagimet i pati të menjëhershme.

“Mos më thuaj mu që nuk ke guxim, se je shumë i vogël”, u shpreh Xheneta pas veprimit.

“Proteinat që mi ka qit në tokë, këto ke me pa”, iu kundërpërgjigj boksieri.

Në këtë debat u përfshinë edhe banorët e tjerë, Gjesti i cili i doli në krah partnerës së tij, derisa debatet më pas kaluan edhe mes Arionit dhe të përfshirëve në këtë situatë. /Gazeta Enigma

Related Articles