Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2,808 testime nga të cilat kanë rezultuar 108 persona të prekur me COVID-19.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 5 persona pasi kanë qenë të infektuar me COVID-19, ndërsa 732 persona janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore —– 2808
Testime totale —– 635,709
Raste pozitive —— 131,085
Raste të shëruara ——– 109,338