Para pak ditësh këngëtarës së njohur Taylor Swift i është dashur të anuloj koncertet e saj në Vjenë.
Kjo pasi autoritetet kishin arritur të arrestonin dy persona nën dyshimin se planifikonin sulm terrorist në njërin nga koncertet.
“Me konfirmimin e zyrtarëve se një sulm terrorist ishte planifikuar në stadiumin Ernst Happel, ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos të anulojmë tre koncertet e planifikuara, për sigurinë e secilit”, kishte deklaruar ekipi i këngëtarës.
Njëri nga të dyshuarit është raportuar të jetë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Pak ditë më pas, avokatja e të dyshuarit kryesor për planifikimin e sulmit tashmë të dështuar, ka tentuar ta zbusë seriozitetin e rastit duke thënë se klienti i saj, vetëm ka luajtur me ide.
Koncertet ishte planifikuar të mbaheshin në një stadium futbolli me mijëra njerëz.
Sipas hetueseve austriakë i riu së fundmi ka kryer një betim ndaj IS-it.
Policia ia ka bastisur shtëpinë, ku ka gjetur lëndë kimike dhe pajisje që përdorin zakonisht sulmuesit që planifikojnë të kryejnë sulm me bombë. /Gazeta Enigma