Artisti shqiptar, Gjon’s Tears, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, u shpall vokalisti më i mirë i edicionit të sivjetmë.
Ditë më parë, faqja e Eurovision hapi një votim për çmimin “Vokalisti më i mirë i Eurovision 2021”, pjesë e garës ishin Gjon’s Tears, Anxhela Peristeri, Destiny, Eden Alene e The Black Mamba.
Çmimin për vokalistin më të mirë e fitoi Gjoni, gjë për të cilën u shpreh shumë mirënjohës.
“Faleminderit për përkrahjen. Këngë të reja po vijnë dhe e radhës lansohet në janar”, ka thënë Gjon.