Çmimet e produkteve të konsumit janë shtrenjtuar për 0.4 për qind në muajin mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt të 2021.
Në Indeksin e tërësishëm çmimeve të konsumit është evidentuar ngritja e çmimit për vajra dhe yndyra 2.8%, për pemë 3.8%, për pije alkoolike 1.6%, këpucë 3.1%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 4.7%.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet për perime -1.5%.
Në këtë publikim nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet po ashtu se norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin mars 2021, me muajin mars 2020, ishte 1.2%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.2 për qind në muajin mars 2021, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së
Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë -12.9%, perime -5.7%, energjia elektrike -10.8%, (zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike) për periudhën janar – maj 2021 – me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.8 për qind) në IHÇK.