Me kalimin e viteve, ju do të përjetoni ose keni përjetuar ndryshime të caktuara në ciklin tuaj menstrual, veçanërisht sepse menstruacionet lidhen drejtpërdrejt me hormonet.
Cikli menstrual është një nga treguesit kryesorë të shëndetit të një gruaje në periudhën riprodhuese.
Parregullsitë në gjatësinë dhe kohëzgjatjen e ciklit menstrual nuk duhet të jenë patjetër shenjë e disa problemeve kryesore, por është e rëndësishme t’i vëreni ato.
Më poshtë do të lexoni se çfarë ndodh pikërisht me trupin tuaj dhe ciklin menstrual përgjatë këtyre viteve.
Në të njëzetat tuaja
Është mëse normale që në këto moshë vajzat të mos ovulojnë rregullisht! Kjo gjë do të thotë që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nëse periodat i keni të çrregullta. Një tjetër ndryshim i madh lidhur me periodat në këtë dekade lidhet me metodat kontraceptive.
Ky është dhjetëvjeçari që shumë gra vendosin të fillojnë të marrin kontraceptivë hormonalë duke shkaktuar jo pak ndryshime në ciklin menstrual. Periodat vijnë pa dhimbje, më të lehta, të rregullta dhe ulet reziku për sindromin e ovareve policistike.
Në të tridhjetatat tuaja
Për pjesën më të madhe të femrave, menstruacionet janë më të rregullta në këtë dekadë. Problemet tipike të 20 vjeçareve zhduken dhe simptomat si rrjedhe e rëndë apo dhimbje janë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor pasi periodat në këtë moshë nuk janë të tilla.
Femrat në këtë moshë mund të preken gjithashtu nga tumoren beninje fibroid ose endiometroza . Nëse në dekadën e tretë të jetës sillni një fëmijë, periodat nuk ju vijnë deri në 6 javë pas lindjes.
Shtatzënia mund të shoqërohet gjithashtu me ndryshime afatgjate të ciklit, ndër to përmendim reduktimin e dhimbjeve për shkak të hapjes së qafës së mitrës.
Në të katërdhjetat tuaja
Dekada kur fillon argëtimi i vërtetë. 40-tat tuaja shënojnë fillimin e luhatjeve hormonale para menopauzës. Gjatë kësaj kohe, zakonisht tetë deri në 10 vjet para menopauzës (e cila zakonisht ndodh në 50-tat e hershme), trupi juaj përgatitet për mbylljen e ciklit.
Ndryshimet e hormoneve shkaktojnë që ovulacioni të jetë i parregullt dhe të luhasë nivelin e estrogjenit. Gjatë kësaj kohe ju mund të keni perioda më të rënda dhe duhet të keni kujdes, pasi mungesa e periodave nuk do të thotë që nuk mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk mbroheni.
Në të pesëdhjetat tuaja
Cikli juaj menstrual do bëhet gjithnjë e më i rrallë, apo do mungojë fare. Nëse kalon viti pa cikël menstrual, atëherë ju duhet ta dini zyrtarisht që ndodheni në menopauzë.
Menopauza paraqet një proces natyral biologjik, kur gruaja përfundon me procesin e riprodhimit (ovulimit), por gjithsesi, mbetet e shëndetshme, vitale dhe seksualisht aktive.
Menopauza nuk shkakton kancer, por rrezikun e zhvillimit të kancerit, me kalimin e viteve të gruas. Tek një numër i madh i grave shfaqen valë të nxehta, paqëndrueshmëri emocionale (bëhen tepër të ndjeshme), pagjumësi, rënie e përqëndrimit, reduktim i vitalitetit, ndjenja e depresionit.
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga gjinekologu juaj. Ai mund t’ju rekomandojë që të ndryshoni stilin e jetës tuaj, apo t’ju këshillojë që të merrni terapi për zëvendësimin e hormoneve.