Si e detyroi Icardi të dashurin e motrës së Wanda-s të flinte në makinë

Si e detyroi Icardi të dashurin e motrës së Wanda-s të flinte në makinë

Momente të tjera pikante rreth tradhtisë së Mauro Icardit po zbulohen dita-ditës nga shtypi argjentinas.

Natën pasionante, sulmuesi i PSG-së dhe China Suarez, personazhi që ka bërë të irritohet Wanda Nara, e kanë kaluar në një hotel luksoz, në Paris.

Gjithçka ka ndodhur falë ndihmës së Jakob Von Plessen, që është i dashuri i Zaira Narës, motrës së Wandas:

“Ajo që do t’ju them nuk e dine as Wanda dhe as Zaira: Jakob përfundoi duke fjetur në makinë për të mbuluar Mauron,’ – zbuloi Yanina Latorre gjatë programit televiziv ‘Los ángeles de la mañana“.

‘Ai kishte frikë nga Zaira dhe nuk guxoi të shpenzonte qoftë një euro për të qëndruar në hotel. Kur atë fundjavë Zaira dhe Wanda u nisën për në Milano, China mbërriti në hotelin ‘Le Royal Monceau’ në një dhomë që Mauro e kishte rezervuar në emër të tij. Nuk e di nëse ai e pagoi vetë apo ia pagoi PSG. Meqenëse shtëpia e Wandas në Paris është plot me kamera, ajo do ta kishte kuptuar nëse ai (Jakob Von Plessen) do të kthehej vetëm…’.

Related Articles