Joel Wilson, në një shkrim të mëhershëm shkruan se sfida e publikimit online qëndron te vendimi për të publikuar.
Sipas tij, sfida e publikimit të një shkrimi online nuk ka të bëjë me:
- Zgjedhja e kompozimit grafik
- Zbukurimi i faqes
- Shtimi i funksioneve (widgets)
- Konceptimi super i qartë
Vështirësia kryesore është vendimi për të publikuar. Krijimi i një shkrimi/postimi dhe publikimi i tij online. Mposhtja e frikës që ajo çfarë ke shkruar do të dalë në dritë!
Madje nuk ka të bëjë as me përsosmërinë. Por vetë akti i krijimit të diçkaje fillon atë që quhet “momentum” – lëvizje e cila më pas, me kalimin e kohës, sjell përmirësimin e asaj çfarë publikon në vazhdim.”
Më tej ai përmend rastin e dy mjeshtrave të marketingut – Seth Godin dhe Bob Lefsetz të cilët prej vitesh postojnë nëpër faqet e tyre dhe nuk kërkojnë thjesht të bëjnë një fushatë të suksesshme por të ndërtojnë një marrëdhënie me lexuesin e tyre.