Si të zvogëloni dëshirën e madhe për sheqer? Një mineral mund të ndihmojë

Si të zvogëloni dëshirën e madhe për sheqer? Një mineral mund të ndihmojë

Sheqeri është pjesë e shumë ushqimeve dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta eliminuar atë nga dieta, veçanërisht sepse është vërtet i nevojshëm për ne në nivelin më elementar.

Sheqernat natyrale janë të nevojshme për funksionet trupore, problemi mund të lindë kur fillojmë me marrjen e tepërt të tij. Kur fillojmë të reduktojmë marrjen, ne kemi një ndjenjë të dëshirës së tepërt për sheqer.

Simptomat e tërheqjes së sheqerit nga dieta përfshijnë ankthin, dhimbjet e muskujve, uljen e niveleve të energjisë, ngërçet, të përzierat, dhimbjet e kokës dhe dëshirat e forta për sheqer. Ato do të largohen kur trupi juaj të përfundojë përshtatjen me një dietë me pak sheqer, por ndërkohë, do t’ju duhet të gjeni mënyra për t’i kontrolluar këto simptoma.

Si ta zgjidhim nevojën për sheqer?

Largimi nga sheqeri mund të na çojë në rraskapitje dhe nervozizëm, por ka disa gjëra që mund t’i zbatojmë në rutinën tonë të përditshme për të parandaluar simptomat e pakëndshme. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni është t’i kushtoni vëmendje shkaktarëve. Nëse stresi ju bën të keni dëshirë për sheqer, gjeni një mënyrë të re për të përballuar stresin.

Shumë studime kanë dalë me përdorimin e një minerali që mund të ndihmojë, dhe ai është magnezi. Magnezi ndihmon në rregullimin e funksioneve të trupit dhe mund të jetë veçanërisht i dobishëm në luftimin e dhimbjeve të kokës.

Nëse dëshironi të merrni magnez në mënyrë natyrale, rrisni marrjen e spinaqit, fasuleve të zeza, arrave, qumështit dhe viçit.

Ju gjithashtu mund të frenoni dëshirat tuaja për sheqer duke ngrënë fruta dhe proteina. Frutat do t’i japin trupit sheqernat natyrale që i nevojiten, dhe proteinat mund të ndihmojnë me dëshirat dhe dhimbjet e muskujve që mund të ndodhin edhe për shkak të tërheqjes së sheqerit. /Gazeta Enigma.

Related Articles