Si t’i ndërtojmë marrëdhëniet me kolegët?

Si t’i ndërtojmë marrëdhëniet me kolegët?

Udhëheqësit  arrijnë rezultatet e tyre përmes punës që të tjerët bëjnë. Aftësitë ndërpersonale janë thelbësore për të bindur dhe motivuar partnerët brenda dhe jashtë organizatës.

Udhëheqësit efektivë dinë të negociojnë mirë me bashkëpunëtorët dhe të zgjidhin konfliktet duke përdorur metoda formale dhe joformale.

Prano rëndësinë e ndjeshmërisë: Një nga faktorët që ndikojnë negativisht në udhëheqje është të tregohesh i pandjeshëm dhe i pakujdesshëm në lidhje me nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve. Që të jeni efektiv, menaxherët duhet të krijojnë marrëdhënie punë me të tjerët të bazuar në besim, respekt dhe kujdesie si dhe të tregohen të ndjeshëm ndaj opinioneve, ndjenjave dhe interesave të të tjerëve kur komunikojnë me ta.

Krijo marrëdhënie joformale: përdor ndërveprimet jo formale me kolegët, superiorët dhe vartësit si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira pune. Përdor mirësjelljen si “një buzëqeshje” apo një përshëndetje kur i takoni rastësisht. Trajto bashkëpunëtorët me respekt dhe mos u trego paragjykues kur komunikoni me ata.

Tregohu i afrueshëm: nëse punonjësit të konsiderojnë të paafrueshëm, pyet veten se cila është arsyeja që krijon këtë përshtypje. Përpiqu vazhdimisht të ndërveprosh jo formalisht me kolegët dhe konsidero aplikimin e strategjisë me “derë të hapur”.

Bëj përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet e punës që nuk janë të forta: Konsidero kolegët me të cilët punon rregullisht dhe identifiko ata kolegë me të cilët ke marrëdhënie jo të forta.

Identifiko barrierat ndërpersonale: Identifiko këto barriera të cilat ndërhyjnë në marrëdhëniet e punës dhe vendos se si mund ti kapërcesh ato. Percepto këto problem ashtu si ti sheh dhe përpiqesh të zgjidhësh problem të tjera që përballesh si menaxher; ato janë një sfidë që mund dhe duhet të kapërcehen.

Trego vullnet për t’u përshtatur:të zgjidhësh diferenca ndërpersonale kërkon që të pyesësh veten cilat aspekte të sjelljes së personit tjetër mund të përballesh thjesht duke i njohur ato apo të përgatitesh të përballesh me to. Disa problem të tjera mund të kërkojnë aftësi për të përshtatur mënyrën tënde të sjelljes kur ndërvepron me të tjerët. Në këto raste, është e rëndësishme të konsiderosh situatën nga perspektiva e personit tjetër dhe të kuptosh arsyet pse ata sillen në atë mënyrë. Në disa raste, arsyet nuk janë as egoiste as të këqija; thjeshtë janë unike. Veçantia individuale është baza e diversitetit, që është thelbësor për përshtatshmërinë dhe elasticitetin e çdo organizate.

Konsidero pikëpamjet e të tjerëve: prano faktin që njerëzit e tjerë i perceptojnë pikëpamjet e tyre të vlefshme po aq sa ato që ti prezanton dhe prano faktin që disa individë nuk do të binden plotësisht duke pranuar pikëpamjen tënde apo të kenë vullnetin për kompromis.

Tregohu një drejtues/këshillues: tregohu një drejtues/këshillues për menaxherët që kanë pak eksperiencë, të cilët mund të përfitojnë nga njohuritë dhe drejtimi yt. Ti ke një rol shumë të rëndësishëm për të zhvilluar dhe drejtuar stafin të behën drejtues të ardhshëm.

Trego vlerësimin: Vazhdimisht kërko për raste për të treguar vlerësimin tënd për të tjerët për punën që bëjnë. Trego dhe vlerëso kontributin e stafit tënd në forume të hapura, po ashtu edhe privatisht.

Prano varësinë tënde tek të tjerët: Kujto veten tënde që ti je bërë një lider i/e suksesshëm vetëm në saj të ndihmës që personat afër teje të kanë ndihmuar për të arritur këtë nivel.

Related Articles