Skandaloze: Buci e prek në të pasme Santianën, ajo hesht

Skandaloze: Buci e prek në të pasme Santianën, ajo hesht

Ylli Dervishi apo siç njihet Buci ka krijuar një miqësi të mirë me Santiana Malokun në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata kanë qëndruar në krah të njëri-tjetrit që në fillim të këtij spektakli, duke qenë në mbrojtje për çdo gjë.

Megjithatë, së fundmi doli një video në rrjete sociale, që tregon më shumë se kaq dhe që ka bërë të vë në dyshime këtë raport.

Bëhet fjalë për një video, ku Buci dhe Santi po qëndronin jashtë, duke bërë një bisedë me Gani Gërminë.

Në një moment, Buci shihet teksa ia vë dorën në të pasme bukuroshes nga Gjakova, duke e prekur disa herë.

Videoja është bërë virale në TikTok dhe u komentua jashtëzakonisht për faktin se ata janë deklaruar miq të mirë.

Sidoqoftë, pritet të shihet nëse kjo do të diskutohet nga ana e dyshes apo edhe në Prime-n e radhës.

Related Articles