“Skifterat” organizojnë aksion humanitar në prag të festës së Bajramit

“Skifterat” organizojnë aksion humanitar në prag të festës së Bajramit

Futbollistët, stafi teknik dhe tifozët e Gjilanit organizuan një aksion humanitar në prag të festës së Bajramit, raporton Gazeta “Enigma”.

Njoftimi për këtë aksion u bë në faqen zyrtare të tifozëve, ku ndër të tjera i falënderuan vullnetarët që morën pjesë në aksion.

Postimi i plotë:

Kryesia e Skifterave në shoqërinë̈ e stafit të klubit sot realizoi aktivitetin humanitar për nder të festës së Fitër Bajramit përmes të cilit u shpërndanë pako mbështetëse me ushqime bazike dhe të holla për 11 familje përfituese (Gjilan 4, Viti 1, Velekincë 1, Llashticë 1, Muçibabë 1, Llabjan 1, Livoç 2).

Secila nga familjet përfituese ka pranuar pako me ushqime bazike në vlerë 100€ + pako me produkte të mishit mundësuar nga AJH FOODS + ëmbëlsirë nga Kimi Cake House, dhe 20€ para të gatshme!/Gazeta Enigma

Related Articles