Sonte është “Nata e Shtrigave” apo e njohur si Halloween, që ka kuptimin si dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur, shtrigave me fshesë, maceve të zeza, errësirës dhe çdo gjëje të frikshme.
Kungujt e mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletët, figurat hije, kostume të ndryshme të çuditshme e të frikshme, janë simbolet e kësaj feste.
Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve.
Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain.
Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.