Sonte jepet “Topi i Artë” – Vinicius Jr nuk do të merr pjesë në ceremoni

Sonte jepet “Topi i Artë” – Vinicius Jr nuk do të merr pjesë në ceremoni

Sonte do të bëhet i ditur emri i fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2024.

Favorit për ta marrë këtë çmim është konsideruar të jetë futbollisti i Real Madridit, Vinicius Jr.

Mirëpo, përfaqësuesit e Real Madridit, sikurse edhe protagonisti kryesor Vinicius, nuk do të marrin pjesë në këtë event.

Të paktën kështu ka njoftuar njëri prej gazetarëve më të besueshëm të futbollit në botë, Fabrizio Romano.

Ai ka njoftuar se ky vendim i kampionëve të Evropës, erdhi pasi ata e kanë “kuptuar” se Vini nuk e fiton këtë çmim.

As presidenti Florentino Perez, as trajneri Ancheloti, përfshirë edhe Jude Belingham si njëri prej kandidatëve nga”merengezët” s’do të jenë të pranishëm. /Gazeta Enigma

Related Articles