Sonte do të nis gara më e popullarizuar evropiane, Champions League.
Ndeshje interesante presin shikuesit nga ky kompeticion.
Futbollistët e talentuar shqiptarë nuk ka se si të mungojnë gjatë këtij eventi madhor.
Skuadra zvicerane Young Boys, do ta ketë përballë Aston Villan, ndeshje kjo që për “Djemt e rinjë” luajn edhe dy sportist shqiptarë, Kastriot Imeri dhe portieri Arduab Bajrami.
Interesante pritet të jetë edhe ballafaqimi mes Bayern Munchenit dhe Dianmo Zagrebit.
Për skuadrën kroate luajnë futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arbër Hoxha dhe ai nga Maqedonia e Veriut, Arjan Ademi derisa për bavarezët luan futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arjon Ibrahimoviq.
Ndërkaq Edon Zhegrova pritet të luaj me Lillen pasi që i ndihmoi shumë skuadrës franceze në kualifikimin në këtë kompeticion.
Megjithatë, mbetet të shihet se cili nga futbollistët shqiptarë do të ketë minuta të paraqitjes në këtë garë. /Gazeta Enigma