Sonte nis Eurovisioni, Shqipëria përfaqësohet nga Besa Kokëdhima

Sonte nis Eurovisioni, Shqipëria përfaqësohet nga Besa Kokëdhima

Sot nis zyrtarisht festivali i njohur, Eurovision Song Contest, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në edicionin e vitit të kaluar.

Sigurisht, Shqipëria nuk do të mungojë edhe sivjet në këtë festival madhështor të këngës dhe do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”.

Pamjet nga performanca e saj tregojnë se paraqitja e përfaqësueses tonë do të jetë vërtet elektrizuese.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë që mbahet të enjten më 9 maj, si dhe Besa Kokëdhima do të këndojë e dyta.

Siç raportohet, 26 vende do të garojnë në finalen e madhe të Eurovisionit që mbahet të shtunën më 11 maj.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë automatikisht në finale, e gjithashtu Suedia që është nikoqire këtë vit.

Tradicionalisht, vendi fitues duhet të jetë nikoqir i festivalit derisa nuk ka nevojë që të kualifikohet për finale.

Related Articles