Spektakli Big Brother VIP Kosova, do të nisë të hënën mbrëma, me program ekskluziv e me një skenografi spektakolare.
Banorët, të cilët janë figura publike e që do bëhen pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, do bëhen të ditur në emisionin e parë, derisa 24 orë në 7 ditë mund t’i ndiqni në dy kanale në Art Motion, e programe të veçanta do të ketë gjatë gjithë javës, ku përfshihen “prime” të hënave e të premteve, përmbledhjet ditore çdo pasdite dhe një program special të dielave.
Nga kompania Banijay u shprehën fort të kënaqur me punën e ekipit kosovar, të cilët, sipas tyre, janë treguar jashtëzakonisht profesionalë, derisa shtëpinë e konsiderojnë të veçantë.
Programi i udhëhequr nga Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi, do të nisë në orën 21:00, derisa qëndrimi i banorëve në shtëpi është planifikuar të jetë 100 ditë.