Sot fillon festivali “Sunny Hill”

Sot fillon festivali “Sunny Hill”

Sot nis rrugëtimin e tij të sivjetmë “Sunny Hill Festival”.

Festivali i njohur tashmë në vendin tonë hapë dyert sonte në lokacionin e ri, në Bërnicë të poshtme në Sunny Hill Park.

Emrat e artistëve tashmë janë bërë të ditur dhe në mesin e tyre janë si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffe, DJ Snake, The Blaze, Tomy Gold, The Martinez Brotherz, Kamal dhe të tjerë.

Pos tyre në këtë festival si çdo vit tjetër marrin pjesë edhe artistët shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Dhurata Dora, Yll Limani, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, e plot të tjerë.

“Sunny Hill Festival” fillon sot dhe mbaron më 28 korrik.

Related Articles