Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit, e cila origjinën e idesë së përkujtimit të kësaj dite e ka në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.

23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita botërore e librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

I pari konsiderohet si shkrimtari më i madh i të gjitha kohëve dhe vendeve, ndërsa i dyti është autori i veprës më të përkthyer në botë. Kjo datë lidhe edhe autorë tjerë në ditën e lindjes a vdekjes së tyre: Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, Halldór Kiljan Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallej

Thënie e citate të autorëve të shquar për rolin dhe rëndësinë e librave në jetë.

-Shoku më besnik kur mbetem vetëm është libri, tek ai gjejë ngushëllimin kur të tjerët më tradhtojnë.
– Prindërit, që t’i edukojnë mirë fëmijët, duhet t’i rrethojnë me libra.
– Librat janë thesari i deponuar i botës dhe trashëgimia më me vlerë e gjeneratave dhe popujve.
– Koleksionimi i librave është në fakt koleksionim i lumturisë.
– Libri është dritare prej nga ne e shohim botën.
– Leximi pa meditim është thjesht sikur ngrënia e ushqimit pa marrë frymë (pandërprerë).
– Lexoje një libër të mirë tre herë sepse është më e dobishme për ty se të lexosh tre libra të mirë.
– Më i rrallë se libri i mirë është lexuesi i mirë.
– Kush shkruan, lexon dy herë.
– Gjurmët e një kulture a qytetërimi që më së shumti i rezistojnë kohës janë librat.

Related Articles