Sparksi do të vijë me këngën “Xhelozia”

Sparksi do të vijë me këngën “Xhelozia”

Sparksi ka paralajmëruar këngën e re me titull “Xhelozia”, të cilën do ta lansojë në orët e para të të premtes.

“Të premten ora 00:00, d.m.th. nesër në mbrëmje del një befasi, kënga e re ‘Xhelozia’”.

“Kam punuar shumë në qetësi, asnjëherë nuk jam larguar. Tash është koha të kthehet Sparksi me një goditje të freskët”.

“Kam shumë për t’u shprehur, kam shumë për të dhënë. As dy për qind nuk e kam treguar veten deri sot. Tash flasim ndryshe, vetëm me këngë të reja për të gjithë ju”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

Postimin e tij e ka shoqëruar edhe një fragment të shkurtër nga videoklipi i këngës “Xhelozia”. /Gazeta Enigma/

Related Articles