Spektakli i BBVA nisi me një performancë dasmore të inspiruar nga videoja hit e TikTok-ut

Spektakli i BBVA nisi me një performancë dasmore të inspiruar nga videoja hit e TikTok-ut

Sonte në “Big Brother VIP Albania” u hap sipari me një performancë sa qesharake aq edhe të njohur tashmë për publikun.

Spektakli i natës së martë filloi me një “koreografi”, të frymëzuar nga një video e bërë trend tashmë në rrjetin social TikTok.

Në hyrje të skenës, prezantuesi Ledion Liço, u shfaq duke kërcyer me entuziazëm dhe një dozë të mirë humori në prapaskenë.

Ky moment ka befasuar shikuesit e spektaklit, pasi Big Brother VIP Albania është shquar si një emision me nivel të lartë klasi, dhe që nuk iu nënshtrohet trendeve virale të TikTok-ut. 

Related Articles