Viti që po lëmë pas ka qenë padyshim i suksesshëm për këngëtaren njohur, Dafina Zeqiri.
Këngëtarja ka lansuar disa projekte solo dhe bashkëpunime që u kthyen në hite dhe akoma vazhdojnë të dëgjohen.
Por, Dafina në muajin tetor publikojë albumin “Dafinë Moj”, duke sjell bashkëpunime me disa emra të njohur të estradës.
Krahas kësaj, artistja e famshme numëron mbi 1.7 milion ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe është mjaft aktive.
Disa fotografi joshëse Dafina postoi edhe së fundmi, ku shihet e veshur me një stil mjaft unik.
Me një xhaketë bardhë e zi nga Balenciaga, kostum të ngjashëm që përfshinte pantallona dhe bluzë të shkurtër bardhë e zi, të cilat i kompletoi me një palë taka të larta me ngjyrë të bardhë.
Ndryshe, Dafina mbetet aktive me koncerte dhe mbrëmje muzikore edhe gjatë kësaj sezone. /Gazeta “Enigma”/