Stresi i bën një surprizë Vesës në BBVK 2

Stresi i bën një surprizë Vesës në BBVK 2

Reperi i njohur shqiptar dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi ka treguar mbështetjen e tij për njërën prej banoreve të BBVK 2.

Rap-artisti mbrëmë (e mërkurë) në orët e vona i ka dërguar një dron Vesa Vllasaliut, për t’i dhënë përkrahje nga jashtë për rrugëtimin e saj në BBVK.

“Mbaje kokën lartë mbretëreshë”, shkruhej në dronin që dërgoi Stresi.

Theksojmë që Vesa deri tani ka shokuar me rrëfimet e saj nga jeta private dhe marrëdhënia me futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo ka deklaruar se ish i fejuari e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë dy muaj para martesës, me të cilën ai tani është i martuar.

Related Articles