Gjatë këtyre ditëve një debat i madh virtual është zhvilluar mes reperëve Noizy dhe Cllevio.
Ky i fundit me të dalë nga burgu i kërkoi përballje Noizyt, gjersa reperi i hitit “Gangsta Love” nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjej publikisht me shumë akuza, njëra prej të cilëve rikthente në kujtesë kohën kur Cllevio akuzohej për pedofili.
E mesa duket një reagim ironik dhe me shaka në mes të këtij debati, e ka bërë reperi Stresi, i cili për një periudhë të gjatë ka pasur hasmëri me Noizyn.
Stresi publikoi në InstaStory një imazh nga vetura e tij, duke shkruar në mbishkrimin e saj, se nuk i interesojnë “këta tipa”, me ç’rast fansat kanë aluduar se bëhet fjalë për Cllevion – meqë tashmë ai ka raporte të mira me ish-kundërshtarin e tij.
“Jo se më han mua r*ku për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, ka shkruar reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj në InstaStory.
Reperi me prejardhje nga Tropoja, dikur ka pasur shumë miqësi me Cllevion, por fansat e këtij të fundit janë irrituar në momentin që ai ndreqi raportet me Noizyn.
Stresi përndryshe nuk ka qenë fare i përfshirë në këtë debat deri më tani, gjersa tek vitin e kaluar rregulloi raportet me ish-kundërshtarin e tij, reperin Rigels Rajku, i njohur me emrin Noizy.