Reperi Stresi ka reaguar i indinjuar për lirimin nga burgu të këngëtares Enca Haxhia, e cila u arrestua pak ditë më parë për shkak se iu gjet kanabis në ballkonin e shtëpisë.
Përmes një postimi në Instagram, Enca falenderoi të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhë të vështirë.
Por duket se daljen nga burgu dhe reagimin e Encës, reperi Stresi, nuk e ka pritur aspak mirë dhe për këtë ka reaguar me një koment në rrjetet sociale.
“Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?“, shkruan këngëtari në një koment, duke ironizuar hapur Encën.