Stresi thotë se ish-gruaja e tij ka tumor në tru, përlotet gjatë rrëfimit

Stresi thotë se ish-gruaja e tij ka tumor në tru, përlotet gjatë rrëfimit

Stresi herë pas here e ka përmenduar ish gruan e tij Keisin brenda shtëpisë së Big brother Vip Kosova ku ka shprehur dëshiren që të kthehet me të, por kjo e fundit ka treguar që e mbështet por nuk ka pranuar ta takoj brenda shtëpisë.

Së fundmi Stresi bashkë me Getinjon, Shotën, Artanin dhe Lugatin janë dënuar për shkak se kanë folur për dënimet dhe Vëllau i Madh ka vendosur që dhomën e surprizave ta shndërroj në dhomë të dënimit.

Ata janë dënuar që të qëndrojnë në atë dhomë deri në vendimin e radhës të Vëllaut të Madh ndërsa do komunikojnë me banorët tjerë vetëm me lejen e tij kur ti dërgojnë bukë dhe gjëra elementare.

Stresi ka treguar për herë të parë se ish-gruaja e tij Keisi, ka tumor dhe kistë në tru, teksa po rrëfehej para banorëve të dënuar, reperi u përlot dhe tha për këtë arsye flet shpesh për të, pasi kjo është brenga e tij më e madhe,  në fund, reperi u mërzit dhe u ngrit nga shtrati për t’u qetësuar.

Video

Related Articles