Pas përplasjes së fortë mes Jozit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania”, nuk ka munguar reagimi i artistëve dhe personazheve publikë, raporton Gazeta “Enigma”.
Një prej tyre është këngëtarja ikonë e skenës shqiptare, Adelina Ismajli.
Përmes një postimi në Instastory, Adelina ka shprehur publikisht mbështetjen për Gjestin, duke i dërguar një mesazh të qartë dhe të fortë: “E njoh mirë dhunën, përsekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”.
Ky reagim vjen në një moment kur rrjetet sociale janë përfshirë nga debatet rreth sjelljes së Jozit ndaj Gjestit, ndërsa fansat dhe ndjekësit e programit janë ndarë në mendime të ndryshme.
Adelina, e cila njihet për qëndrimet e saj të forta dhe të drejtpërdrejta, përmes këtij mesazhi ka zgjedhur të përkrahë atë që, sipas saj, është viktimë e padrejtësive dhe sulmeve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. /Gazeta Enigma/