Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.
“Xhelal Sveçla, ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës. Gjatë takimit Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë, Sakar ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.