‘Ta ka …. motrën Donaldi në BBV’! Aktori shau Alban Ramosajn nga Triksa, reagojnë ashpër personazhet e njohur

‘Ta ka …. motrën Donaldi në BBV’! Aktori shau Alban Ramosajn nga Triksa, reagojnë ashpër personazhet e njohur

Rrjeti ka shpërthyer në komente pasi aktori Albano Bodo shau nga motra Alban Ramosajn.

Albano Bogdo ka kaluar në “Vizion Plus” me një emision tij të quajtur “Albano Show”. Në hapje të puntatës së parë ai sqaron se ky është emisioni i tij dhe thotë çfarë të dojë. Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e ofendoi Albanin duke i përmendur motrën, Beatriksën.

Video nga ky moment po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale dhe për të kanë reaguar edhe personazhe të njohur të ekranit si Fatma Haxhialiu apo Aulona Musta.

Postimi i Fatmës: “Te them te drejten humori cinik ai qe i ben njerezit te flasin me pelqen, humori i zi po ashtu eshte nje menyre e mire per te qeshur me hallet, brengat dhe per te thene ca te verteta te medha.

Albanon e kam degjuar shpesh dhe me pelqen inteligjenca e batutes se tij dhe atehere kur e tepron.

Ai eshte provokues me ndergjegje te plote, pra e di shume mire se cfare pasoje ka ajo qe thote.

Mqs ishte premiera e showt te tij ishte i bindur qe batuta per Ramosajt do merrte dhenë dhe ai do merrte vemendjen e dynjaja do mesonin qe ai ka nje emision ne Vizion plus. (Fakt te gjthe po flasim)

Ama kujdes;

Albano nuk ka qene vetem, emisioni eshte i regjistruar dhe me batuten se me ke fle motra e Albanit kane qeshur nje tufe burrash, qe nga ata lart, deri te roja i deres, kane qeshur e kane bere surrate habie por edhe “mire ja bere” edhe shume gra aty rrotull dhe kjo e ben akoma me te peshtire situaten!

Ceshtja nuk eshte te batuta e hidhur dhe cinike, sepse, nqs batuta do i drejtohej Albanit dhe do ishte edhe me e hidhur, une e para do thoja helbete humor, ne bote behet humor me gjithcka, me apo pa fryme, kemi aq kulture e kemi pare aq sa mos te na habisin batutat e taneve. Jam e bindur dhe Albani vet do qeshte, me aq sa e njoh.

Problemi nuk eshte as emri i pervetshem i Beatrikses qe u perdor ne batute…sepse nqs kete batute do ja kishte bere serish drejtperdrejt vajzes ne fjale, perseri po terhiqesha e do e quaja shaka pa kripe ose te guxuar, varet!

Problemi i madh ishte perdorimi i kontekstit barbar, vulgar , maskilist : vellai i asaj qe …Cfare dreqin i duhet vellait ca ben motra ne krevat, ca dreqin i duhet Albanit, Albanos ca ben motra vet, apo vellait tim e vellait tend?

Problemi eshte se motrat dhe vajzat jane ende metalon nderi qe varen te dera e shtepise dhe jeta e trupi i tyre lidhet ngushtesisht me konceptin “mos na çndero familjen”. Gjithcka bejme ne jeten tone, cdo vendim qe marrim ka pas pergjegjesine QE DUHET TE NDEROJME BURRAT E SHTEPISE! Problemi eshte se ne Shqiperi, vetem ditet e fundit ne kroniken e zeze degjojme qe vriten GRA PER HIR TE NDERIT DHE SEPSE NDERI dhe TRUPI I TYRE ESHTE I BURRIT, I VELLLAIT, I BABAIT!

Ky humor ndoshta mund te jete per te qeshur ne vende ku GRATE KANE TRUPIN, ZGJEDHJEN DHE TE DREJTAT E TYRE MBI VETEN E TYRE, por jo ne nje menxyre si Shqiperia, ku ne momentin qe GRUAJA KUPTON QE KA NJE TRUP TE VETIN QE NUK I PERKET BABAIT, VELLAIT, BURRIT DHE SE MUND TE BEJE C’TE DOJE ME TE! Dita qe GRUAJA SHQIPTARE fiton lirine mbi trupin dhe vendimet e veta, ESHTE DITA E FUNDIT PER TE, NE TE GJITHA KUPTIMET E FJALES! Per burrat e shtepise, me mire nje trup i shtrire nen dhe qe nuk cenon NDERIN e tyre, sesa nje GRUA QE KUPTON SE KA TE DREJTEN TE JETOJE JETEN E SAJ!

Ne nje vend si ky i yni ku BURRAT DEMEK E THONE ME MBURRJE BEJNA VEC ME BURRAT LLAF’

S’paska mbetur me BURRNI, sa kohe ende BURRAT PERGOJOJONE GRATE!”

Postimi i Aulonës: “Ah sa shije të keqe që më la kjo video. Ky nuk është humor, nuk është komedi. Ky është një ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe i njeh si artista. Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë. Komedinë duhet të dish ta bësh duke u përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh. Ndryshe në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi. Është e pafalshme që një artist të jap mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor se vetëm humor nuk është. Ah dhe futeni mirë në kokë. Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali. Dhe po ashtu futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18-vjeç nuk është më përgjegjësi as e vëllait, as e mamit, as e babit dhe as e fisit”.

Related Articles