Tahiri fajëson Qeverinë: Kosova gjendet në situatën më të rëndë që nga pavarësia

Tahiri fajëson Qeverinë: Kosova gjendet në situatën më të rëndë që nga pavarësia

Të enjten shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, para mediave ka theksuar se “Kosova është në situatën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë”.

Tahiri ka renditur një varg çështjesh të cilat sipas tij e kanë çuar vendin buzë kolapsit dhe për këtë thotë se faji është te Qeveria e Kosovës, të cilën e ka quajtur jofunksionale.

“Për AAK-në vendi ynë, Republika e Kosovës është në situatën më të rëndë në post pavarësi. Kosova sot është në bllokadë ndërsa qeveria është jonfunksionale, shteti është jonfunksional. Ekonomia është buzë kolapsit. Çmimet e konsumit për qytetarë dhe për familjet kanë ardhur në atë stad që janë të papërballueshme për jetesë”, ka thënë Tahiri. / Gazeta Enigma.

Related Articles