Këpucët me taka të larta janë pjesë shumë e rëndësishme në gardërobën e një gruaje, por a paraqet rrezik nëse një grua shtatzënë ecën me këpucë me taka ta larta?
Këpucët me taka të larta janë në modë, por nuk janë të rehatshme dhe mund të dëmtojnë shputat. Duhet pranuar se një grua e cila ka këpucë me taka të larta duket më atraktive.
Takat e larta bëjnë që të theksohet aspekti feminist i mënyrës së ecjes së një femre që nënkupton rrotullim më të shprehur të pelvikut (belit) gjatë ecjes, lëvizje më të shtuara vertikale në nivel të artikulacionit të kofshëve, hapat gjatë ecjes janë më të shkurtër dhe ajo grua bën numër më i madh të hapave gjatë një minute.
Mënyra e ecjes së një mashkulli është më ndryshe: një mashkull ecën më shpejt dhe hapat i ka më të mëdhenj. Burrat gjatë ecjes bëjnë lëvizje më të theksuara të kokës dhe bustit (pjesës së sipërme të gjoksit), derisa gratë bëjnë lëvizje më të shprehura të kërdhokullave.
Janë bërë studime ku është vlerësuar atraktiviteti i ecjes së po të njëjtave gra kur ato kishin këpucë të rrafshëta dhe kur ecnin në taka të larta. Sipas këtyre studimeve atraktiviteti i ecjes ishte më i madh kur gratë ecnin në taka të larta.
Si përfundim, duhet pranuar se këpucët me taka të larta janë pjesë shumë e rëndësishme në gardërobën e një gruaje, por a paraqet rrezik nëse një grua shtatzënë ecën me këpucë me taka ta larta? Përgjigja është PO.
Është normale që një grua shtatzënë shton peshë, i ndryshon forma e trupit dhe rrjedhimisht ndryshon edhe qendra e gravitetit e trupit të saj.
Një grua shtatzënë ecën më ngadalë dhe ligamentet e trupit të saj janë më të buta, prandaj nyjet janë më pak stabile dhe shtatzënat shpeshherë kanë dhimbje të muskujve.
Ecja në taka të larta i thekson akoma më tepër këto shqetësime. Për më tepër, nëse një shtatzënë rrëzohet gjatë ecjes, kjo mund të paraqet problem për vetë shtatzënën dhe për beben e saj. Prandaj, nëse jeni shtatzënë është mirë të mbani këpucë të rrafshëta (sidomos pas javës së 25 të shtatzënisë).
Është shumë mirë që të dukeni bukur gjatë shtatzënisë, por akoma më e rëndësishme është që të ndjeheni rehatshëm dhe të keni shëndet të plotë.