Takimi i Parashqevi Simakut me djalin – “Nuk ishte e thjeshtë..kishte vendime të gjykatës”

Takimi i Parashqevi Simakut me djalin – “Nuk ishte e thjeshtë..kishte vendime të gjykatës”

Parashqevi Simaku aktualisht është njëra ndër personazhet më të komentuara të momentit.

Kjo për shkak të jetës së saj, ngjarjeve që karakterizuan atë dhe shumë pikëpyetjeve që vijnë bashkë me ri-shfaqjen e saj.

Biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka sistemuar për momentin këngëtaren, gjatë një interviste në emisionin Top Story në Top Channel ndau detaje nga takimi mes Simakut dhe djalit të saj Luke.

Ky i fundit kishte kohë që nuk e takonte nënën e tij.

Ai theksoi se kishte vendime gjykate që e ndalonin ta shikonte djalin e saj deri në moshën 18 vjeç.

“Takimi mes Parashqevi Simakut dhe Luke ishte i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykatash të rëndësishme që zgjatën kohë ku nuk i lejonin nënës Parashqevi Simaku të takonte djalin e saj të vetëm. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet dhe kjo mund të realizohet vetëm duke u lutur te Zoti”, tha Ilirjani.

Pavarësisht asaj që unë kam bërë është vullneti i Zotit që kjo të ndodhte sepse ishte totalisht e pamundur të realizohej të paktën nga ana teorike. Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pas moshës 18 vjeç duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre.  Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare”, u shpreh biznesmeni. /Gazeta Enigma

Related Articles