Ditët e fundit debatuan me akuza e kundërakuza, duke e quajtur njëri-tjetrin mosmirënjohës e përfitues.
Por, “drama” mes Taynes dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykollit, ka përfunduar me paqe.
Në një postim në “Instagram Story”, Hykolli shkroi: “Kemi nisur këtë rrugëtim bashkë edhe si çdo rrugëtim tjetër edhe ky i bashkëpunimit tonë përfundoi. Me të mirat e të kqijat, të dy kemi pasë suksese së bashku. Unë dhe Tayna jemi marrë vesh që nga ky moment do vazhdojmë tutje rrugëve tona, secili pa pengesa. Vajzës i uroj suksese si artiste e pavarur dhe gjitha të mirat”.
Të njëjtin shkrim e ka ndarë më pas Tayna.
Por, si ka mbetur çështja e publikimit të këngës “Si Ai”, që publikisht ishte zanafillë e problemit mes dyshes, akoma nuk dihet.