Festivali i shqiptarëve në Zvicër, Alba Festival do të mbahet nesër më datë 21 qershor.
Këngëtarë të njohur të estradës do të ngjiten në skenë për të përformuar njërzëri këngët e tyre bashkë me audiencën.
Mirëpo jo edhe këngët e reperes Tayna do të dëgjohen në këtë festival, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo pasi përmes një njoftimi në rrjetin social instagram, këngëtarja ka njoftuar ndjekësit e saj që nuk do të jetë pjesë e festivalit.
“Pjesëmarrja ime në “Alba Festival” aulohet. U kërkoj falje fansave të mi, por nuk ishte në dorën time. Shihemi në verë”, ka shkruaj ajo.
Kujtojmë që reperja ka ndarë udhët me menaxhmentin e saj para pak ditësh dhe pjesmarrja e saj në këtë festival mund të jetë si rrjedhoj e raporteve të këngëtares me këta të fundit. /Gazeta Enigma