Të gjithë janë të bindur se i dhuroi Nikut makinën e Alvisës, Hyseni reagon për herë të parë

Të gjithë janë të bindur se i dhuroi Nikut makinën e Alvisës, Hyseni reagon për herë të parë

Të gjithë mbetën të habitur nga gjesti human i Hysenit ndaj Nikut gjatë një emisioni të “Për’puthen”. Hyseni vendosi që t’i dhuronte atij njërën prej makinave të tij.

Hyseni bëri këtë gjest kur dëgjoi historinë e trisht të jetës së Nikut. Ky i fundit për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë.

Pas këtij veprimi, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e ish-të dashurës së tij, konkurrentes së “Për’puthen”, Alvisës.

Në rrjetin social “TikTok” qarkulluan disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të.

Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjerë nga publiku.

Ndërkohë Hyseni reagoi sot për herë të parë duke mohuar çdo aludim.

“Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë”, shkroi ai./Gazeta Enigma/

Related Articles