Të pathënat e Megi Pojanit: Çdo gjë që ndodh e shoh në ëndërr

Të pathënat e Megi Pojanit: Çdo gjë që ndodh e shoh në ëndërr

Moderatorja, Megi Pojani, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj me anë të fotove dhe videove.

Mbrëmjen e së premtes, ajo ka shkëmbyer një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur për gjëra të ndryshme dhe moderatorja përgjigjej.

Një ndër kuriozitetet e tyre që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte: “Na thuaj diçka për veten, që ne nuk e dimë”.

“Kam dhunti telepatike. Çdo gjë që ndodh në jetën time, e kam parë në ëndërr dhe kam një ndjesi të brendshme të pagabueshme.

Thjesht e di, para se të ndodhë, madje një astrologe më ka thënë që nëse unë do doja ta përdorja si dhunti, mund të isha një parashikuese fati shumë e zonja”,- ka shkruajtur Megi, duke e shoqëruar me një foto të sajën nga pasqyra.

Related Articles