Ish-konkurentja e programit të dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e kanë bërë me dije burime ekskluzive për “iconstyle.al”.
Sipas këtyre burimeve babai i fëmijës që po pret Tea Trifoni nuk është personazh publik.
Ndërsa nëse i hedhim një sy në profilin zyrtar të ish-konkurrentes në Instagram, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit me foto të saj daton 10 javë më parë.
Kujtojmë se pas largimit nga “Për’puthen”, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e moderatores.