Teatri “Hadi Shehu” hap sezonin teatror me premierën e shfaqjes “Farsë në Wallworth”

Teatri “Hadi Shehu” hap sezonin teatror me premierën e shfaqjes “Farsë në Wallworth”

Një super prodhim i Teatrit të Qytetit – “Hadi Shehu” në Gjakovë po hap sezonin teatror për këtë vit me premierën e tragjikomedisë “Farsë në Wallworth” nga Enda Walsh dhe regji nga Butrint Pasha.

Në këtë shfaqje flitet për Dinin i cili merr në arrati dy djemtë e tij, Bllejkun dhe Shonin, për të shkuar në Londër.

Kur nëna e Dinit dhe e Padit ndau trashëgiminë e saj, apartamenti i takoi Padit, por Dini xheloz, thur planin pikërisht në ditën kur nëna vdes. Ngjarja në shfaqje trajtohet njëzet vite më vonë kur Dini është më në moshë dhe dy bijtë e tij, Bllejku dhe Shoni janë rritur dhe gjatë gjithë kësaj kohe, ata kanë mbajtur prova për të ilustruar të kaluarën e Dinit nëpërmjet një shfaqjeje në apartamentin e tyre.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Edmond Hafizademi, Besfort Berberi, Arbies Komoni dhe Vlora Dervishi.

Shfaqja vjen premierë më datë 30 prill, në ora 20:00 dhe repriza e parë më datë 01 maj, në ora 20:00.

Nga teatri kanë njoftuar se numri i publikut është i limituar dhe duhet respektuar masat anti-covid me distancë dhe kujdes të shtuar. 

Related Articles