Që në ditët e para të “Big Brother Vip Albania”, Krist Aliaj bëri me dije se është në një lidhje 6 mujore.
Ndër të tjera ai u shpreh se nuk ka asnjë interes romantik për asnjë vajzë sepse nuk do të humbasë atë që ka jashtë.
Por duket se jo cdo fjal që e tha, e mbajti!
Sapo Keisi Medini hyri në shtëpi, duket se Kristi harroi ekzistencën e vajzës që kishte lënë jashtë. Mediat zbuluan edhe identitetin e saj.
Ndërkohë që pas gjithë zhurmës, e teksa Kristi vazhdon njohjen e tij më Keisin brenda BBVA, partnerja e tij, Zaza, ka reaguar përmes një postimi në Instagram.
“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin”.
“Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”, shkruan Zaza.