Tensionohet situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Luizi i hedh salcë domatesh Ronaldos

Tensionohet situata në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Luizi i hedh salcë domatesh Ronaldos

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë e tensionuar situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Derisa gjatë ditës së djeshme pati një debati në mes të Ronaldo Sharkës dhe konkurrentes nga Kosova, Nita Latifi, një situatë tjetër është kritjuar sot në mes të Ronaldos dhe Luizit.

Ky i fundit i revoltuar nga veprimet e Ronaldos, vendosi ta gjuajë të njëjtin me salcë domatesh.

Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.

Më pas në një bisede tjetër të tensionuar, Luizi u shpreh se nuk do ta lejojë Ronaldon që të flejë sonte.

Related Articles