Tentoi ta vriste me 14 plumba, i dyshuari dorëzohet në polici në Prishtinë

Tentoi ta vriste me 14 plumba, i dyshuari dorëzohet në polici në Prishtinë

Policia ka njoftuar për një tentativë për vrasje që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, në afërsi të një hoteli, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, raporton Gazeta Enigma.

I dyshuari është dorëzuar në polici disa orë pas incidentit.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00, kur është raportuar për të shtëna armësh.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 14 gëzhoja dhe njolla gjaku, ndërsa viktima, B.H. rreth 36-vjeçar, është transportuar në QKUK për trajtim emergjent. Raporti mjekësor konfirmon se ai ka pësuar plagë nga arma e zjarrit.

Related Articles