Reperi Fero sot gjatë ditës me një postim të gjatë ka njoftuar largimin e tij nga tregu muzikor, pasi i njëjti është shprehur i penduar për tekstet e këngëve të tij, pendim ky i cili erdhi pas fillimit të përkushtimit në fenë myslimane.
“Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në Islam”, thuhet ndër tjera në njoftimin e tij.
E pas këtij vendimit të Feros, ka reaguar hoxha i njohur nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili i ka uruar mirëserdhje në Islam Feros.
“Mirëserdhe në Islam vlla! Faleminderit Zotit”, thuhet në postimin e tij.